BASHKIMI

FOTO / Bashkimi
Bashkimi largon Gittensin, kompleton ekipin me Toomer
13 September, 2021 @18:29
Skuadra e Bashkimit e largoi amerikanin Richaud Gittens.
Zëvendësimi i Gittensit u bë lojtari Avi Toomer.
Toomer luan në pozitën 2 dhe është i gjatë 191cm. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur në NCAA me kolegjin Bucknell Bison për katër vite rresht.
Për Toomerin do të jetë aventura e parë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Bashkimi sot e zyrtarizoi edhe qendrën Anton Kazarnovski.
Skuadra prizrenase të enjtën në xhiron e parë të Superligës do të takohet me Pejën nga ora 19:00.