FUTSALL
Prishtina, fituese e Kupës së Qyteteve
Teksti: FFK
9 February, 2020 @12:45
Është mbajtur turneu tradicional “Kupa e Qyteteve “ për nder të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, që organizohet tradicionalisht nga Komisioni i futsallit i FFK-së në bashkëpunim me Komunën e Junikut.
Turneu është mbajtur në Junik me pjesëmarrjen e 8 qyteteve: Prishtina, Mitrovica, Gjilani, Gjakova, Podujeva, Rahoveci, Deçani dhe Juniku.
Fitues i turneut për vitin 2020 është qyteti i Prishtinës, i cili në finale e mposhti qytetin e Gjilanit, me rezultat 4:1.