Të gjitha lajmet

SIGAL PRISHTINA - BEROE

Prishtina mposhtet pas vazhdimeve nga Beroe

Prishtina mposhtet pas vazhdimeve nga Beroe

10 January, 2017 @20:47

Prishtina
BC Beroe
Prishtina 86 : 94 BC Beroe

REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Ndeshja dramatike e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Beroes, i takoi skuadrës mysafire nga Bullgaria, e cila arriti të fitojë me rezultat 86-94. Në fakt, Prishtina ishte shumë pranë fitores pasi e kishte mundësinë të shënojë në sulmin e fundit të kohës së rregullt kur rezultati ishte 81-81, por organizimi jo i mirë në sulm, bëri që loja të shkojë në vazhdime, ku më pas bullgarët treguan lojë më të mirë dhe shënuan fitoren e tyre të pestë. Në humbje gjithsesi pati ndikim edhe largimi i Drilon Hajrizit për shkak të pesë gabimeve personale, kur kishte mbetur edhe një minutë e gjysëm deri në përfundim të pjesës së rregullt. Pikërisht Hajrizi ishte bartësi i lojës te Prishtina, duke luajtur me 26 pikë e 7 kërcime, ndërsa gjithashtu u dallua edhe Jabarie Hinds që shënoi 24 pikë dhe pati 5 asistime e 3 kërcime. Në anën tjetër, për Beroen nga 19 pikë shënuan Tihomir Zhelev dhe organizatori amerikan, Brandis Ross. Për Prishtinën në këtë ndeshje debutuan përforcimet e reja Nenad Delic, Grant Johnson dhe Urim Zenelaj, ndërsa në mungesë të kryetrajnerit, skuadrën e udhëhoqi ndihmëstrajneri, Andin Rashica. TABELA AKTUALE Me këtë humbje Prishtina i ka vështirësuar gjasat për t'u kualifikuar në fazën e dytë, pasi që mbetet në pozitën e fundit në grup me vetëm 2 fitore dhe 5 humbje. Ndeshjen e radhës Prishtina e luan më 12 janar ndaj Kozuvit.

Sigal Prishtina

1 Drilon Hajrizi (35:18) 26 pikë 7 kërcime 1 asistim
2 Jabarie Hinds (43:42) 24 pikë 6 topa të vjedhur 5 asistime
3 Grant Johnson (36:33) 13 pikë 5 topa të vjedhur 4 kërcime
4 Nenad Delic (35:56) 13 pikë 6 kërcime 2 bllokada
5 Granit Rugova (28:42) 4 pikë 4 asistime 2 kërcime
6 Fisnik Rugova (22:26) 3 pikë 2 kërcime 2 bllokada
7 Edmond Azemi (19:43) 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Urim Zenelaj (2:37) 0 pikë - -
9 Rinor Peci - - -
10 Muhamedali Janjeva - - -


Beroe

1 Tihomir Zhelev (39:40) 19 pikë 9 kërcime 3 asistime
2 Brandis Ross (33:47) 19 pikë 6 kërcime 5 asistime
3 Tencho Tenchev (29:48) 15 pikë 1 kërcim 1 asistim
4 Aaron Jones (26:40) 13 pikë 7 kërcime 2 bllokada
5 Stjepan Tesija (31:33) 11 pikë 7 kërcime 2 topa të vjedhur
6 Omari Gudul (24:04) 8 pikë 6 kërcime 1 asistim
7 Martin Radnev (19:21) 5 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Todor Todorov (7:41) 4 pikë 3 kërcime -
9 Nikolay Nikolov (12:21) 0 pikë 2 kërcime -
10 Shane Gibson - - -


PËRFORCIM TE VRESHTARËT

Altin Morina kalon te Rahoveci

BOROZANI/Arkiv

10 January, 2017 @20:39

Basketbollisti i deritashëm i Ylli të Suharekës, Altin Morina, është anëtar i ri i Rahovecit, ka bërë të ditur vetë…

LIVE: KOHA E RREGULLT

Fituesi përcaktohet në vazhdime

10 January, 2017 @20:30

Ka përfunduar pjesa e rregullt e ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe me rezultat të barabartë 81-81. Fituesi i ndeshjes do…

LIVE: ÇEREKU I TRETË

Kthehet Prishtina, pritet dramë në çerekun e katërt

balkanleague.net

10 January, 2017 @20:13

Sigal Prishtina është kthyer në lojë, duke treguar paraqitje më të mirë në çerekun e tretë, në krahasim me dy…

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Beroe shkëputet në rezultat

balkanleague.net

10 January, 2017 @19:35

Skuadra bullgare, Beroe, ka shkuar në pushim me 12 pikë epërsi, pranë rezultatit 36-48, në përballje me Sigal Prishtinën, në…

LIVE: ÇEREKU I PARË

Epërsia për Prishtinën

balkanleague.net

10 January, 2017 @19:17

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe, që po zhvillohet aktualisht në kuadër të Ligës Ballkanike.…

BIBL

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 January, 2017 @18:51

Pesëshet e para janë përcaktuar kështu: SIGAL PRISHTINA: Granit Rugova, Drilon Hajrizi, Jabarie Hinds, Nenad Delic, Grant Johnson BEROE: Nikolay…

BIBL

Livestream: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 January, 2017 @18:37

Ndeshjen Sigal Prishtina - Beroe, mund ta shikoni në webfaqen Sportmedia.tv dhe në Supersport.

ELIVSI DUSHA

Dusha nënshkruan me Plymouth Raiders

10 January, 2017 @15:21

Reprezentuesi i Shqipërisë dhe ish basketbollisti i Sigal Prishtinës, Elvisi Dusha, ka nënshkruar kontratë me ekipin elit britanik, Plymouth Riders.…

ALL STAR TURKEY

Kenan Sipahi në garë për shkathtësi

10 January, 2017 @14:56

Basketbollisti kosovar, Kenan Sipahi, do të merr pjesë në All Starin e ligës së Turqisë, në garë për shkathtësi. Kenani…

SIGAL PRISHTINA MATCHES

Maratonë e Prishtinës për një javë

10 January, 2017 @13:51

Basketbollistët e Sigal Prishtinës do të zhvillojnë një maratonë të vërtetë të ndeshjeve brenda 7 ditëve të ardhshme në ligën…

TEUTA - ACADEMIC BULTEX

Teuta triumfon në vazhdime

17 October, 2018 @21:18

Skuadra debutuese në Balkan League, Teuta, arriti ta mposhtë Academic Bultexin në vazhdime me rezultat 89-86. Koha e rregullt…

MICHAEL MARTIN

Na duhet kohë

TOPSPORTI/ L. D.

17 October, 2018 @14:45

Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Bashkimit këtë stinor, Michael Martin, në deklaratën e tij pas humbjes nga Beroe…

DUELI I RADHËS

Sonte, me referët nga Kosova, Teuta-Akademik

Fotot: TeutaBasket/fb

17 October, 2018 @11:21

Dueli i dytë i radhës në stinorin e ri të BIBL luhet sonte në Durrës, ku Teuta pret ekipin bullgar,…

KRUNOSLAV KRAJNOVIC

Mbrojtja agresive na shkaktoi telashe

TOPSPORTI/ L. D.

17 October, 2018 @11:01

Trajneri i Bashkimit, Krunoslav Krajnovic, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Beroes mbrëmë ka thënë se mbrojtja agresive e…

BASHKIMI - BEROE

Nënkampioni e nis me humbje

TOPSPORTI/ D.S

16 October, 2018 @21:07

Nënkampioni i Ballkan Ligës, Bashkimi, pësoi bindshëm nga Beroe në Prizren me rezultat 77-107. Skuadra prizrenase, arriti të rezistojë…

Të gjitha lajmet nga Balkan League