Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDAR GJEÇAJ

“Prishtina mund ta fitojë titullin”

“Prishtina mund ta fitojë titullin”


11 December, 2014 @17:35

Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e katërt në Ligën Ballkanike duke e mposhtur Vllazninë në qytetin e Shkodrës.

Raporti i ndeshjes.

Bardhekaltërit të cilët ishin gati gjatë gjithë kohës në epërsi, i mposhtën shkodranët për herë të dytë këtë stinor, pasi që edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë fitimtar ishte pala e njëjtë.

Trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, pas ndeshjes e vlerësoi skuadrën e Sigal Prishtinës, duke shtuar se synimi i saj është titulli i Ligës Ballkanike.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por njëkohësisht edhe e këndshme. Sigal Prishtina është një skuadër e shkëlqyer, që synon ta fitojë ligën,” tha Gjeçaj për faqen zyrtare të Ligës Ballkanike.

Skuadra e Sigal Prishtinës.

Ndërsa homologu i tij te Prishtina, boshnjaku Sabit Hadzic, përveçse foli për ndeshje, e lëvdoi edhe organizatorin dhe basketbollistin më të mirë të Vllaznisë, Mirza Sarajlija.

“Ishte një ndeshje e mirë. Vllaznia ka disa lojtarë të mirë siç është Sarajlija, por në fund ne arritëm të jemi fitues,” tha Hadzic.

Skuadra e Vllaznisë.

Vllaznia është e vetmja skuadër pa fitore në grupin B edhe pas xhiros së gjashtë në Ligën Ballkanike. Ndeshjen e radhës shkodranët do ta luajnë kundër ekipit nga Mali i Zi, Mornar Bar, i cili pas pesë ditësh do të jetë në Prishtinë për t’u përballur me Sigal Prishtinën.

Tabela aktuale në Ligën Ballkanike.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League