VENDIMI I KG-së
Prishtina në disiplinore, edhe pas ndeshjes së Kupës
8 April, 2024 @16:38
Pos duelit të Superligës, Prishtina është futur në procedurë disiplinore edhe nga ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Bardhekaltërit kanë parë veten në raport, ndërsa Vendimi i KG-së ka shkruar: Inicime disiplinore: ndaj: FC Prishtina; Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita.