PRISHTINA
Prishtina njofton Mornarin me humbje
13 January, 2016 @20:04
Liga Ballkanike tashmë nuk ka skuadër të pamposhtur.
Për këtë është përkujdesur Sigal Prishtina, e cila ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Mal të Zi përballë rivalit të fortë, Mornar.
Ekipi nga kryeqyteti në të shumtën e kohës ka qenë në epërsi, duke qenë dominant sidomos nën kosh falë lojës së mirë të Mohamed Abukarit dhe qendrës së rikthyer nga lëndimi, Jason Washburn, si dhe kontributit të rëndësishëm të dhënë nga Dardan Berisha.
Washburn e përmbylli takimin me double-double prej 27 pikëve dhe 13 kërcimeve, duke qenë kështu lojtari më i dalluar i takimit, kurse Abukar dhe Berisha shtuan nga 24 pikë të tjera.
Ndërsa tek vendasit, u dalluan Radoje Vujosevic me 21 pikë dhe Balsa Radunovic me 13 pikë.
Constantinides debuton me fitore
Kjo ishte ndeshja e parë e Sigal Prishtinës e udhëhequr nga trajneri i ri, qiprioti Antonis Constantinides.
Sigal Prishtina tani ka 3 fitore dhe 2 humbje, duke siguruar kështu edhe matematikisht kualifikimin për fazën e dytë të Ligës Ballkanike.
Bardhekaltërit ndeshjen e radhës dhe të fundit të kësaj faze do ta luajnë më 19 janar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve kundër ekipit bullgar, Beroe.
Video
Statistikat individuale te Mornar
1 | Radoje Vujosevic | 21 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Balsa Radunovic | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Tyler Strange | 9 pikë | 5 kërcime | 5 asisitme |
4 | Marko Mugosa | 7 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Marko Perovic | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Marko Mijovic | 6 pikë | 1 asistim | - |
7 | Miroslav Damjanovic | 3 pikë | 3 asistime | - |
8 | Milija Mikovic | 1 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Jason Washburn | 27 pikë | 13 kërcime | - |
2 | Mohamed Abukar | 24 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Dardan Berisha | 24 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Stanimir Marinov | 9 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
5 | Andrew Warren | 2 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |