BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE 2019/20
Prishtina po, Rahoveci s’përfshihet në Ligë të Kampionëve
22 June, 2019 @13:19
Kampionia e Kosovës, Prishtina, është futur për stinorin e tretë me radhë në Ligë të Kampionëve të basketbollit.
Në shortin që do të tërhiqet më 4 korrik 2019, bardhekaltërit kampionë do të mësojnë kundërshtarin e raundit të parë kualifikues.
Në anën tjetër, Rahoveci, nënkampion i Kosovës 2018/19 nuk është përfshirë në listën e skuadrave pjesëmarrëse për këtë stinor të Basketball Champions League dhe ka bërë të ditur se pret të jetë në FIBA Europe Cup, aty ku edhe i takon e drejta e pjesëmarrjes si nënkampion.
Përndryshe, Rahoveci ditë më parë ka emëruar trajner për sezonin në vijim, kroatin Neven Plantak, pasi që u nda me trajnerin që u mundësoi arritje historike në vend, Bujar Locin.
Kundërshtarët potenicalë të Prishtinës në raundin e parë kualifikues janë: Bakken Bears (DEN), Balkan Botevgrad (BUL), CSM CSU Oradea (ROU), Donar Groningen (NED), Falco Szombathely (HUN), Fribourg Olympic (SUI), Inter Bratislava (SVK), Kapfenberg Bulls (AUT), Karhu Basket Kauhajoki (FIN), Keravnos (CYP), Kyiv-Basket (UKR), Legia Warszawa (POL), Mornar Bar (MNE), Södertälje Kings (SWE), Tsmoki-Minsk (BLR).