ANADOLU EFES
Pas 10 vitesh, bëhen kampionë
22 June, 2019 @11:04
Pas një serie fantastike në finalen e PlayOffit të elitë së basketbollit turk, Anadolu Efes duke e fituar 89-74 Fenerbahçen, është bërë kampione e Turqisë.
Deri në ndeshjen vendimtare
Seria ka shkuar në ndeshjen e fundit vendimtare, duke arritur në të shtatën ku me fitore Efes bëri diferencën vendimtare 4-3.
Me 4 treshe të humbura nga Melih Mahmutoglu-ja i Fenerbahçes në çerek të parë, Efesi nisi mirë ndeshjen. Ndërsa fundi i çerekut të parë pa rezultatin 22-21. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 44-37. Këtu Shane Larkin dallohej te Efesi, ndërsa Marko Guduric te Feneri.
Më të dalluarit
Kjo epërsi u ruajt nga vendasit në çerekun e tretë, të cilin e përfunduan me 69-58, ndërsa Larkin vazhdoi me performancë të mirë edhe në çerekun e fundit, duke kryer ndeshjen me 38 pikë të shënuara për përfundimtaren 89-74. Larkin edhe u zgjodh MVP i ndeshjes.
Te Feneri, që 7.06 minuta para fundit të ndeshjes mbeti pa Nicolo Mellin që bëri 5 gabime personale, më efikasit ishin Kostas Sloukas me 21 dhe Marko Guduric me 19 pikë.
Anadolu Efes kështu fitoi titullin e 14 të kampionit në Turqi, duke e zgjeruar rekordin e titujve. Para 10 vitesh, në stinorin 2008/09 Efes kishte mposhtur gjithashtu Fenerbahçen në finale.