Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË FITORET

Prishtina rikthehet në pjesë të dytë, e dyta me radhë

Festa e golit të bardhekaltërve sot/ Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina rikthehet në pjesë të dytë, e dyta me radhë


1 April, 2023 @17:54

Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë për Prishtinën nën drejtimin e Debatik Currit. Dy ndeshje dy fitore për Currin, ndërsa sot Prishtina është rikthyer plotësisht në pjesë të dytë, pasi që Trepça’89 kishte marrë avantazhin në pjesë të parë.

E rikthimi i pjesë së dytë për Prishtinën ka qenë i shkëlqyeshëm, duke shënuar katër herë për të regjistruar fitoren e thellë, për përfundimtaren Prishtina 4-1 Trepça’89 [Albin Prapashtica 53, Bujar Pllana 57, 63, Shefit Shefiti 85 - Ardian Muja 29].

Ekipi i Shpëtim Idrizit kishte marrë një iniciativë të lehtë, por të rrezikshme në fillim të ndeshjes. Së pari ka qenë Robert Rrahmani që provoi nga larg (18’), ndërsa pas disa qarkullimesh jo të mira, ka qenë Rilind Nimani që gjeti Ardian Mujën për t’i dhënë epërsinë mitovicasve, që janë në luftë për secilën pikë në Superligë.

Prishtina vs. Trepca'89

Por, në fund doli që krejt që kishte mundësi të jipte Trepça’89 është kaq. Mitrovicasit në pjesë të dytë ranë në tërësi, ndërsa Prishtina e Debatik Currit tregoi cilësinë dhe fytyrën e vërtetë për të dominuar plotësisht jo vetëm në lojë, por edhe me realizime ashtu që të mos ketë dilema për fituesin.

TABELA AKTUALE

E krejt kjo nisi me Albin Prapashticën, që shënoi pas asistimit të Bujar Pllanëst. Më pas Bujar Pllana shënoi dy herë dhe brenda 10-minutëshit 53-63, Prishtina kishte marrë epërsinë 3-1! Vendasit pastaj qetësuan gjithçka dhe kontrolluan ndeshjen për të mos lënë shpresa për mysafirët, kurse 5-minuta para fundit të duelit, Shefit Shefiti realizoi për përfundimtaren pas asistimit të Endrit Krasniqit.

Fitorja ka bërë që Prishtina si e katërta në renditje të jetë dy pikë larg Gjilanit në vend të tretë. Këta të fundit kanë 40 pikë. Ndërkaq ‘89-shi mbetet në rrezik për mbijetesë, pasi që është i teti në renditje me 29 pikë nga 27 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga