KBF KASTRIOTI - KBF PRISHTINA

Prishtina si në stërvitje, seria ngritet në 16 fitore rresht
25 February, 2022 @18:09
Liderja e Ligës së Femrave, Prishtina, me lehtësi e mposhti Kastriotin.
Vashat e trajnerit, Fidan Shatri, triumfuan me 95 pikë epërsi 28 - 123.
Siç është pritur ashtu edhe ndodhi, nga minuta e parë e deri në fund kontrolli ishte në çdo moment te Prishtina.
Agnesa Rrahmani ishte koshashënuesja më e mirë te Prishtina. Rrahmani kundër ish-skuadrës së saj luajti me 27 pikë.
Me triple-double luajtën: Sumeja Kosumi me 22 pikë, 18 kërcime e 10 topa të rrëmbyer dhe Tynice Martin me 18 pikë, 14 asistime e 12 kërcime.
Gjithashtu kontribuan edhe Klesta Shatri me 22 pikë, Marigona Rushiti me 18 pikë dhe Dona Bytyqi me 16 pikë të tjera.
Te Kastrioti e vetmja që u mundua ishte Anita Grainca me 15 pikë e 21 kërcime.
Prishtina është skuadra e vetme pa humbje, kurse Kastrioti skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Femrave pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, kurse Kastrioti me Bashkimin.