PJESA E PARË: PRISHTINA-TREPÇA

Prishtina thellon epërsinë
26 September, 2018 @20:12
Skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina, pas çerekut të parë jo fort bindës (23:16), në atë të dytin ka thelluar epërsinë ndaj Trepçës (27-16), për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 50-32.
Te Prishtina më të dalluarit në pjesë të parë kanë qenë Divine Myles me 11 dhe Meriton Ismaili me 8 pikë.
Ndërsa te Trepça po dallohen aktualisht Besnik Azemi me 9 dhe Desmond Gattis me 7 pikë të shënuara.