LIGA e DYTË

Prizreni-Behari, ndërpritet ndeshja në minutën e 17’
1 October, 2021 @22:40
Ndeshja në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Dytë, në mes të Prizrenit dhe Beharit, nuk është përfunduar.
Skuadra e Beharit kaloi në epërsi në minutën e 17’, derisa prizrenasit protestuan për një faull para shënimit të goli, ku kapiteni i Prizrenit Alban Hamzaj pas protestimeve të ashpra është ndëshkuar nga gjyqtari kryesor Leotrim Cecelia.
Leotrim Cecelia e ndërpreu ndeshjen dhe nuk u vazhdua më.
Vendimi për këtë ndeshje pritet të mirret në ditët e ardhshme.