Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Prizreni - Peja, vendimi i FBK-së për ndeshjen

Prizreni - Peja, vendimi i FBK-së për ndeshjen


5 May, 2021 @11:05

Një ditë pas ndeshjes së ndërprerë Prizreni - Peja, FBK-ja ka publikuar sot vendimin e saj në lidhje me këtë ndeshje.

Sipas vendimit të FBK-së, ndeshjen me rezultat 20-0 e ka fituar Peja, për të shkuar kështu në finale, kurse skuadra e Prizrenit rrjedhimisht është eliminuar nga Play Off-i.

Vendimi i plotë:

Në bazë të raportit të ndeshjes, raportit shtesë të vëzhguesit, deklaratave të gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtari 2, video incizimeve nga ndeshja e V-të gjysmëfinale të FIVE STAR Superligës së Kosovës, Ponte Prizreni - Peja te rezultati 48:49 e zhvilluar më 04.05.2021 në Prizren, Komesari i Garave pas grumbullimit të dëshmive, provave të ndeshjes merr këtë:

Vendim

Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni - Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.

KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.

Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.

Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.

Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.

Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.

Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.

Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.

Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.

Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.

Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.

Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.

13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.

Arsyetim

Vendimet e marra më lartë nga Komesari i Garave ajnë në bazë të deklaratave të vëzhguesit, gjyqtarit kryesor, gjyqtari 1, gjyqtarit 2, video incizimeve, dëshmive, provave dhe Konform Propozicioneve të Garave për edicionin 2020/21.

Këshilla juridike

Konform Nenit 43.1 të Propozicioneve të Garave është e lejuar ankesa te Komisioni Arbitrar më së voni 24 orë pas marrjes së vendimit.

Konform Nenit 43.2 paraqitësi i ankesës duhet të deponojë 500 euro në llogarinë e FBK-së.

Konform Nenit 43.3 ankesa e cila nuk dorëzohet me kohë apo shuma e caktuar nuk është deponuar, ankesa refuzohet dhe nuk shqyrtohet.

Konform Nenit 43.6 gjatë ndeshjeve të Play Off-it, Komisioni Arbitrar mblidhet menjëherë merr vendim për ankesën e dorëzuar.

Konform Nenit 43.10 paraqitësi i ankesës ka të drejtë ankesë brenda 24 orëve nga marrja e vendimit.

Konform Nenit 43.11 ankesa në ndeshjet e Play-Off-it paraqitet me anë të postës elektronike apo dorëzohet me shkrim.

-

Faton Kurshumlija, Komesar i Garave, Prishtinë - 05.05.2021 - Federata e Basketbollit e Kosovës.


REAGON PONTE PRIZRENI

PontePrizreni me falje publike për reagim ndaj Dardanit

FBK Superliga

PontePrizreni me falje publike për reagim ndaj Dardanit

05/05/21 @ 00:44

PAS NDESHJES

Takianos tregon arsyet e humbjes

FBK Superliga

Takianos tregon arsyet e humbjes

05/05/21 @ 00:04

GAME 5: BARCELONA - ZENIT

Barcelona kësaj radhe s’lejon befasi, kualifikohet në Final 4

Euroleague

Barcelona kësaj radhe s’lejon befasi, kualifikohet në Final 4

04/05/21 @ 23:57

ADIS BECIRAGIC

Beciragic flet pas kualifikimit në finale

FBK Superliga

Beciragic flet pas kualifikimit në finale

04/05/21 @ 23:55

GAME 5: ANADOLU EFES - REAL MADRID

Efes eliminon Realin, arrin Final Fourin

Euroleague

Efes eliminon Realin, arrin Final Fourin

04/05/21 @ 23:29

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Rahoveci - Golden Eagle Ylli

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Rahoveci - Golden Eagle Ylli

04/05/21 @ 22:55

PONTE PRIZRENI - PEJA

Pas incidentit në Prizren, Ministria e Sportit fton në takim FBK-në

FBK Superliga

Pas incidentit në Prizren, Ministria e Sportit fton në takim FBK-në

04/05/21 @ 22:52

GAME 5: RAHOVECI - YLLI

Ylli shkëlqen, arrin finalen historike

FBK Superliga

Ylli shkëlqen, arrin finalen historike

04/05/21 @ 21:56

FORMACIONET ZYRTARE

Llapi-Suhareka, 11-shet startuese

FFK Superliga

Llapi-Suhareka, 11-shet startuese

27/09/24 @ 14:54

HUMBJA E TRETË, I LA PA TRAJNER!

Edhe një trajner largohet nga detyra në Ligë të Parë

FFK Liga e parë/Transfere

Edhe një trajner largohet nga detyra në Ligë të Parë

27/09/24 @ 11:57

MVP I XHIROS II

Terrell Brown (Ylli) - MVP (2)

FBK Superliga

Terrell Brown (Ylli) - MVP (2)

27/09/24 @ 08:22

SOT NË KRYEQYTET!

Flamurtari emëron trajnerin e ri

FFK Liga e parë/Transfere

Flamurtari emëron trajnerin e ri

26/09/24 @ 11:28

NGRITET 2 KORRIKU

Penalltia vendos, fitorja e dytë me radhë e 2 Korrikut

FFK Liga e parë

Penalltia vendos, fitorja e dytë me radhë e 2 Korrikut

26/09/24 @ 00:06

VIDEO

Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Highlights: Trepça-Ylli

25/09/24 @ 23:25

'89-SHI FITON DERBIN

Trepça’89 këndellet në derbin e dytë mitrovicas të radhës

FFK Liga e parë

Trepça’89 këndellet në derbin e dytë mitrovicas të radhës

25/09/24 @ 23:17

VUSHTRRIA FITON DERBIN

Vushtrria fiton derbin ndaj Dinamos, të cilëve ia shkakton humbjen e parë të stinorit

FFK Liga e parë

Vushtrria fiton derbin ndaj Dinamos, të cilëve ia shkakton humbjen e parë të stinorit

25/09/24 @ 22:46

NGRITEN NË RENDITJE

Vëllaznimi përmbys Rilindjen 1974 dhe forcohet në renditje

FFK Liga e parë

Vëllaznimi përmbys Rilindjen 1974 dhe forcohet në renditje

25/09/24 @ 22:29

FILLIM I MBARË

Trepça e nis stinorin me fitore

FBK Superliga

Trepça e nis stinorin me fitore

25/09/24 @ 22:14


 
Të gjitha lajmet nga