Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VISAR BERISHA

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, lojtar i lirë

Qendërmbrojtësi i Ballkanit, lojtar i lirë


30 December, 2021 @7:18

Futbollistit të Ballkanit, Visar Berisha, i përfundon kontrata me ekipin e tij më 31 dhjetor 2021 dhe ai do të jetë i lirë që prej 1 janarit 2022.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që ka përvojë në disa skuadra si Drenica, Schaffhausen, Winterthur e Liria e Prishtina.

Visar Berisha

“Shokë, miq e ju gazetarë, ju njoftoj se prej 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF Ballkani dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lirë dhe i hapur për bisedime. Shihemi edhe më të fortë në vitin 2022,” ka shkruar Berisha 35-vjeç në llogarinë e tij të Facebookut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga