RAHOVECI-BOREA
Rahoveci i afrohet Play-Offit
14 March, 2018 @18:44
Tashmë kur kemi hyrë në ciklin e fundit të ndeshjeve të stinorit të rregullt të Superligës, çdo ndeshje për Rahovecin llogaritet si hap shtesë për Play-Offin e parë në histori të klubit.
Hapi i parë, është kryer me sukses. Rahoveci me paraqitje tejet të mirë në pjesë të parë, ka siguruar fitoren ndaj Boreas sonte dhe ka rregulluar bilancin në 12-10 gjashtë xhiro para fundit të stinorit.
Mark Williams ka pasur paraqitje shumë të mirë në përballjen ku s’pushoi fare, duke luajtur 40 minuta. Ai ka shënuar 34 pikë, 15 kërcime e 3 asistime në fitoren, 109-85 të klubit.
Paraqitje tepër të mirë ka pasur edhe Arti Hajdari. Pejani ka shënuar 28 pikë për vreshtarët, shoqëuruar me 3 asistime e një kërcim në 27 minuta lojë sa qëndroi në parket.
I vlefshëm te Rahoveci u tregua edhe amerikani Tyler Deihl. Ai për 30 minuta lojë shënoi 14 pikë, realizoi 7 kërcime, 7 asistime dhe një top të rrëmbyer në fitore.
Te Borea, që u ngjallë vonë në pjesë të dytë të ndeshjes më efikasi ka qenë CJ Carter me 28 pikë e 11 kërcime, ndërsa 21 pikë tjera i shtoi Blendi Matoshi e 17 të tjera Sami Hajzeri.
Pas kësaj ndeshjeje, Rahoveci ka bilanc 12-10, ndërsa Borea 5-17.