RUSSELL WESTBROOK
Triple double i 100-të në karrierë
14 March, 2018 @10:30
Sot në ndeshjen e luajtur në mëngjes kundër Atlanta Hawksit, ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, përsëri luajti me shifrat magjike triple-double.
Me 32 pikë, 12 kërcime e 12 asistime, Westbrook e regjistroi triple-double’in e 100-të të karrierës së tij.
Russ 29 vjeç, nëse vazhdon me këtë ritëm, së shpejti do ta kalojë Jason Kiddin, i cili është para tij me 107 triple-double, ndërsa në krye të listës gjendet Oscar Robertson me 181.
Oklahoma City gjithashtu e mposhti Atlanta Hawksin me rezultat 119-107 dhe e regjistroi fitoren e 41-të të stinorit.