ZYRTARE

Foto: KF Rahoveci
Rahoveci përforcohet me mbrojtësin e Dukagjinit
11 January, 2022 @17:01
Mhill Grabanica është futbollisti më i ri i Rahovecit.
“Vreshtarët” këtë përforcim e kanë zyrtarizuar sot përmes një postimi në Facebook.
Grabanica luan si mbrojtës i krahut, ndërkohë që te Rahoveci është transferuar nga Dukagjini i Klinës.
Pas Durim Gashit e Abi Merlakut, ky është përforcimi i tretë i Rahovecit në këtë afat kalimtar të janarit.