VRESHTARËT

Pamje nga arkivi
Rahoveci shton përvojë në ekip
7 July, 2022 @15:50
Njëri ndër futbollistët që ka përvojë si në Superligë ashtu edhe në Ligë të Parë, Vigan Rexhaj, është përforcimi i fundit i Rahovecit.
Ekipi i Rahovecit ka bërë të ditur se ka shtuar në skuadër Rexhajn, që më parë ka qenë pjesë e Lirisë, Flamutarit e së fundi Vushtrrisë.
“Vigan Rexhaj është lojtari më i ri i KF Rahovecit. Ish-mesfushori i Lirisë, që në të kaluarën ka djersitur edhe fanellat e Vushtrrisë e Flamurtarit, në sezonin e ri do ta bartë fanellën me stemën tonë,” ka shkruar njoftimi i KF Rahovecit.
Rexhaj 28-vjeçar luan si mesfushor defanziv, por mjaft mirë është adaptuar edhe në rolin e qendërmbrojtësit në raste të ndryshme.