NISIN PËRGATITJET

Ramiz Sadiku nis përgatitjet me trajnerin e ri
29 June, 2023 @15:07
Skuadra e Ramiz Sadikut që garon në Ligën e Parë — Grupi B, ka bërë të ditur sot se prej të hënës që vjen do të nis përgatitjet për stinorin e radhës në Ligë të Parë 2023/24.
Ata javë më parë kanë arritur marrëveshje që tash e tuje ekipin ta drejtojë trajneri Alban Dragusha, që në stinorin e kaluar punoi te Vushtrria.
Dragusha, që do të punojë me të ekipin e Ramiz Sadikut do të ketë për bashkëpunëtorët Triumf Sinani, Fillim Guraziu dhe trajnerin e portierëve Valon Babatinca.
“E hënë, më datë 03.07.2023 fillojnë stërvitjet e ekipës së parë për përgatitjen për Kampionatin 2023/24 të Ligës së parë të Kosovës, nën drejtimin e trajnerit Alban Dragusha me bashkëpuntorët: Triumf Sinani, Fillim Guraziu dhe trajnerit të portierëve Valon Babatinca!” — ka shkruar KF Ramiz Sadiku në njoftim.◼️