REAL MADRID

Foto:Google
Ramos 100 ditë kohë për të vendosur
23 March, 2021 @15:34
Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Ditët kalojnë dhe zgjidhja ende nuk duket në horizontin e Madridit. Sergio Ramos dhe Real Madrid kanë 100 ditë, përpara për të mbyllur një marrëveshje për rinovimin ose për të ndërprerë atë që filloi në verën e vitit 2005 dhe që do të përfundojë më 30 qershor nëse ajo nuk arrihet.
Duket se oferta e një viti rinovimi të bërë nga Florentino Pérez nuk përmbush pritjet e vendosura nga kapiteni i Madridit, i cili dëshironte të kishte një kontratë më afatgjatë.
Marrëdhënia mes Pérez dhe Ramos, siç e kanë bërë të qartë në ndeshjet e fundit dhe gjatë lëndimit të kapitenit, është e ngushtë dhe e rrjedhshme.
Nuk ka tension dhe kjo tregon që marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë.