KOSOVA
Arijanet Muric, largohet nga kampi i kombëtares
23 March, 2021 @14:23
Portieri që erdhi me shumë bujë te Kosova, Arijanet Muric, është larguar nga kampi i Kosovës, ka bërë të ditur Federata e Futbollit përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë.
Sipas Federatës, arsyet e largimit të tij janë për shkak të disiplinës.
“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore,” ka bërë të ditur FFK-ja sot.
Muric kur erdhi te Kosova ishte pjesë e ekipit të Manchester Cityt, por më vonë ai mori teposhtëzen në karrierë dhe tashmë luan në ekipin që po lufton për mbijetesë në Eredivisie, Willem II.