RIVALËT E KOSOVËS
Gjeorgjia me tifozë, para duelit me Spanjën
23 March, 2021 @12:00
Rivalët e Kosovës në kuadër të grupit kualifikues për Katar 2022, po përgatiten maksimalisht për ndeshjet e radhës që i kanë ndaj gjigandëve të grupit si Spanja e Suedia.
Derisa Kosova nuk mori leje për të pasur tifozë në ndeshje ndaj Suedisë, Gjeorgjia ka të lejuar deri në 30% të stadiumit të mbushet me tifozë.
Përndryshe, Federata e futbollit e këtij vendi që nesër do të hedh biletat në shitje për ndeshje ndaj Spanjës, që luhet më 28 mars. Biletat do të shiten online, ndërsa stadiumi Dinamo Arena të Tbilisit që ka kapacitet me afro 55 mijë ulëse pritet të mbushet në 30%-shin e lejuar me mbi 15 mijë shikues.
Kosova do të luajë ndaj Spanjës më 31 mars si mysafire, ndërsa ndaj Gjeorgjisë do të luajë në shtator.