SELEKTORI I LITUANISË
Urbonas: Kosova luan si Shqipëria
22 March, 2021 @21:41
Reprezentacioni i Lituanisë në futboll ka nisur përgatitjet sot për ndeshjet e fund-marsit, që do të nisin me miqësore ndaj Kosovës në Prishtinë.
Dueli i 24 marsit që do të zhvillohet në Fadil Vokrri pritet të jetë test i mirë si për Kosovën, ashtu edhe për Lituaninë para ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Katar 2022.
Ndërsa përzgjedhësi i përfaqësueses lituaneze Valdas Urbonas ka komentuar Kosovën para ndeshjes.
“Kosova ka histori të shkurtë në futboll, por ka ekip ambicioz që luan ngjashëm si Shqipëria. Shoh ngjashmëri te këto dy ekipet. Kosova ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira evropiane. Ata kanë arritur të nxjerrin rezultate të mira edhe ndaj rivalëve më të mirë se ata, prandaj na pret një kundërshtar serioz,” ka thënë Urbonas para ndeshjes ndaj Kosovës.