Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Shtyhet orari i tërheqjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës

Shtyhet orari i tërheqjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës


22 March, 2021 @16:24

Shorti i Kupës së Kosovës nesër do t’i caktojë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës.

Ndryshe nga njoftimi paraprak i FFK-së që kishte përcaktuar tërheqjen e shortit në orën 12:00, orari i tërheqjes është shtyer për një orë më vonë (13:00).

Kjo u bë për arsye se në ora 12:00 FFK vendosi që të bëjë prezantimin e llogos së re dhe fanellave të reja.

Shorti i Kupës do të tërhiqet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në këtë edicion janë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Istogu.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës