MBROJTËSI FRANCEZ
E kërkonte Milani, nënshkruan për Leipzigun
22 March, 2021 @15:18
Mbrojtësi i ri francez, Mohamed Simakan, që ndërlidhej më parë me një mundësi kalimi te Milan, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Leipzigut në Gjermani.
Futbollisti 20-vjeçar që më 3 maj i mbush të 21-tat, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin që aktualisht drejtohet nga Julian Nagelsmann.
Leipzig ka siguruar mbrojtjen, pasi që njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit të tyre, Dayot Upamecano, veçse është dakorduar për kalim te gjigandi, Bayern.
Për më tepër, Leipzig ka bërë të ditur se ai do ta ketë fanellën me numër 2 në ekipin e tij të ri, që prej verës 2021.
Our new No. 2 coming
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) March 22, 2021
#RBLeipzig #Simakan pic.twitter.com/e9oqdMo6yp