ROMA 0-2 NAPOLI
Derbi i mbrojtësve shqiptarë, Napolit
21 March, 2021 @23:31
Fitore të madhe ka shënuar Napoli i Gennaro Gattusos sonte, duke e mposhtur Romën e Paulo Fonsecas si mysafir 0-2 [Mertens 27, 34].
Fitorja ka bërë që Napoli me një ndeshje më pak të zhvilluar të ngritet në pozitën e pestë duke e lënë pas Romën, derisa napolitanët kanë shënuar fitoren e tretë radhazi.
Te ekipi mysafir përgjatë 90-minutave në fushë ka qenë mbrojtësi Elseid Hysaj, derisa Amir Rrahmani nuk ka qenë në ekip sonte.
Ndërsa te Roma, Marash Kumbulla, është futur vetëm në 7-minutat e fundit të lojës.
Të dyja skuadrat po luftojnë për një vend që dërgon në Champions League, derisa kanë distancë 2, përkatësisht 5 pikëshe nga pozitat që sjellin biletat.
TABELA AKTUALE:
1. Inter 65pikë,
2. Milan 59p
3. Juventus 55p
4. Atalanta 55p
5. Napoli 53p
6. Roma 50p.