Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - FERIZAJ

Ferizaj mposhtet përsëri, Vllaznia fiton e ngjitet

Ferizaj mposhtet përsëri, Vllaznia fiton e ngjitet


21 March, 2021 @15:41

Me rezultat 3-0 është mbyllur ndeshja e luajtur mes Vllaznisë dhe Ferizajit në Sadovinë.

Kriza financiare e mysafirëve po vërehet edhe në fushën e blertë, ku kjo skuadër nuk po kalon formë të mirë.

Kjo u shfrytëzua maksimalisht nga Vllaznia, e cila sot shënoi plot 3 herë për 3 pikë mjaft të vlefshme në Grupin B të Ligës së Parë.

TABELA AKTUALE

Rezultati i arritur sot bën që këto dy skuadra tashmë të kenë pikë të barabarta, nga 23 secila.

Xhiron që vjen, Vllaznia i shkon KEK-ut, kurse Ferizaj e pret Kikën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë