Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - BALLKANI

Fitore suharekase në “Riza Lushta”, Ballkani merr kreun

Fitore suharekase në “Riza Lushta”, Ballkani merr kreun


21 March, 2021 @15:24

Tri pikë për Ballkanin nga udhëtimi në “Riza Lushta”!

Skuadra e Bledi Shkëmbit sot shënoi fitore 0-2 (Mirlind Daku 36’, Arbër Hoxha 69’) ndaj Trepçës ‘89 në Podujevë, për t’u ngjitur në krye të klasifikimit, me Dritën që lëshoi dje pikë ndaj Drenicës.

Seria e golave në këtë takim u hap nga Mirlind Daku, që rrjetën e gjeti në minutën e 36’ të ndeshjes, për ta dërguar Ballkanin me epërsi minimale në pushim.

TABELA AKTUALE

Më vonë gjatë pjesës së dytë, Arbër Hoxha i suharekasve e vulosi fatin e takimit, duke shënuar për 0-2 në minutën e 69’, rezultat që doli të ishte epilogu përfundimtar i ndeshjes. Sot, Hoxha ishte prej më meritorëve në fitoren e Ballkanit.

Për t’u përmendur nga ky takim është edhe fakti që i pranishëm në stadium për ta shikuar këtë ndeshje ishte edhe Bernard Challandes, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës.

Sa i përket renditjes, kjo fitore bën që Ballkani të jetë lider në Superligë, kurse ‘89-shi i Shpëtim Idrizit momentalisht është i gjashti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga