FA CUP - SEMIFINALS
Shorti i gjysmëfinales së FA Cup
21 March, 2021 @23:54
Pas ndeshjeve të fundit çerekfinale të zhvilluara sot, janë përcaktuar edhe gjysmëfinalistët dhe çiftet gjysmëfinale të FA Cup në Angli.
Leicester City që eliminoi Manchester Unitedin 3-1 [Iheanacho 24, 78, Tielemans 52 - Greenwood 38] do të ndeshet me Southamptonin në gjysmëfinale.
Ndërsa Chelsea që sot eliminoi Sheffield Unitedin 2-0 [Norwood 24ag., Ziyech 90] do të përballet me ekipin në formë, Manchester City.
Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohen më 17 prill 2021.