TUTTOSPORT
Ndeshjet që përcaktojnë fatin e Pirlos
22 March, 2021 @23:30
Gazeta e afërt me kampionin e shumëfishtë të Italisë Juventus, Tuttsport, ka dhënë parashikimin për të ardhmen e trajnerit të ekipit, Andrea Pirlo.
Sipas Fabio Paraticit, janë 5 ndeshje të muajit prill ato që do të përcaktojnë fatin dhe të ardhmen e Pirlos.
Sipas tij, nga 10 ndeshjet deri në fund të stinorit sa kanë mbetur, 4 janë nga rivalët direkt në luftë për TOP 4 — që do të jenë vendimtare.
Bianconerët do të presin Napolin më 7 prill, tri ditë pas derbit të Torinos. Ndërsa udhëtimi në Atalanta do të jetë më 18 prill, para se t’i presë Milanin e Interin më 9 e 16 maj.
Patrici ka bërë të ditur se nëse Juventus siguron Ligën e Kampionëve, Pirloja do të shqyrtohet për vazhdim me klubin dhe nuk do të vjen në pyetje çështja e largimit.