SHQIPËRIA
Kuqezinjtë testohen për COVID-19, marrin rezultatet
22 March, 2021 @22:05
Kombëtarja kuqezi ka arritur sot në Barcelonë të Spanjës, ku do të kryejë përgatitjet para ndeshjes ndaj Andorrës, që është e para në kuadër të kualifikimeve për Katar 2022.
Selektori Edy Reja ka bërë të ditur ditë më parë se Shqipëria nuk guxon të gabojë në këtë ndeshje dhe duhet të marrë patjetër fitoren.
Ndërsa, me të arritur në Barcelonë, futbollistët kuqezi i janë nënshtruar testit COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, ka bërë të ditur FSHF-ja sot.
Për më tepër, asnjë lojtar nga tabori kuqezi nuk ka probleme fizike deri tash dhe stërvitjet po vazhdojnë normalisht, ndërsa në këto momente ekipit i janë bashkuar edhe Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Frederic Veseli - për shkak të angazhimeve me klubet e tyre.