KOSOVA
UEFA përcakton delegatët për ndeshjen Kosova-Suedia
22 March, 2021 @23:31
Përfaqësuesja e Kosovës, më 28 mars do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2022 me Suedinë.
UEFA-ja ka caktuar dy delegatë për këtë ndeshje, anglezin Stephen Lodge dhe maqedonin Nikola Kostov.
Ndeshja do të luhet më 28 mars nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.