NEW LOGO
Kjo është logoja e re e FFK-së
23 March, 2021 @12:06
FFK ka prezantuar logon e re të saj dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës në futboll sot në një konferencë për shtyp mbajtur në ambientet e stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në prani të udhëheqësit të tifo-grupit dardanët si dhe nënkryetarit Bakir Burri, shefja e marketingut e FFK-së, Alba Morina, ka bërë të ditur se ka qenë kërkesë e UEFA-së ribrendimi i Federatës, që ka nisur pashmangshëm me ndërrim të logos.
Ajo ka bërë të ditur se ribrendimi nuk do të përfundojë këtu, por do të ketë edhe risi tjera.
Logoja, është punuar nga departameti i marketingut të UEFA-së me kompaninë që bashkëpunojnë ata dhe FFK-se përveç kohës, nuk i ka kushtuar asnjë vlerë monetare ribrendimi.
UEFA-ja sipas Morinës, deri tash ka ndihmuar 28 Federata në krijimin e logove të tyre.
FFK do të ketë logo të re, derisa duket si në foton e mëposhtme.