FOURTEEN

Fotot: 14fourteen.it
Edhe “Fourteen” publikon dizajnin e fanellave të Kosovës dhe çmimin e tyre
23 March, 2021 @14:44
Kosova do të ketë dizajn të ri të fanellave të saja në përballjet që do të luhen në kualifikuese për Botërorin Katari 2022.
Pas prezantimit të sotëm të bërë, FFK ka bërë të ditur se përveç logos së re që do ta ketë tash e tutje, do të ketë edhe fanellat e reja, me motivet që vinë nga logoja e re.
“Toni i labirintit nga popullata e lashtë Dardane reflekton historinë dhe gjeografinë e këtij vendi,” është thënë ndër të tjera nga Fourteen në njoftimin për fanellat e reja — kjo vlen për fanellat e bardha.
Ndërsa fanella në versionin autentik, atë që e veshin lojtarët kushton 95 euro, kurse modeli replika, që mund të vishet në stadium nga të gjithë dhe ka dallim të vogël nga origjinalja e lojtarëve, kushton 65 euro.