CLERMONT & RASHANI

Rashani me të pestin e stinorit
6 February, 2022 @16:48
Sulmuesi i Kosovës Elbasan Rashani po vazhdon formën e mirë në Ligue 1, derisa sot ka shënuar për fitoren e skuadrës së tij Clermont, që luajti si mysafir ndaj Nice.
Rashani ka shënuar nga afërsia për 0-1, në minutën e 77 ndërsa ekipi ka qenë duke kërkuar fitore për të vazhduar luftën për mbijetesë në Ligue 1.
Kështu Rashani i ka sjellë fitoren jetike skuadrës në luftë për mbijetesë.