PAS NDESHJES
Rashica: Ndoshta gabova me Zenelajn!
10 January, 2017 @21:25
Trajneri Andin Rashica, i cili e udhëhoqi skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e sontme ndaj Beroes, tregoi arsyet se pse i dha pak hapësirë për lojë qendrës Urim Zenelaj.
Në pyetjen e gazetarit të kanalit televiziv Supersport, se arsyeja me minutave të pakët a ishte mosbesimit ndaj tij, Rashica tha:
“Po të kishte mosbesim ndaj tij, klubi nuk do ta transferonte atë. Thjeshtë ishte zgjedhja ime, pasi që mundohesh të tregojmë lojë sa më të shpejt. Ndoshta edhe kam gabuar në zgjedhjen time.”
Zenelaj në ndeshjen e tij debutuese ndaj Beroes sonte mbeti në fushë për vetëm 3 minuta, duke mos lënë shumë gjurmë në lojë.
Për ndryshe, Zenelaj edhe më parë kur ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës ka pasur hapësirë të vogël për lojë dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij në vitin 2014.