PËRFAQËSUESJA
Rashica zgjedh Kosovën
15 August, 2016 @15:44
Talenti 20-vjeçar i Vitesses, Milot Rashica, e ka bërë zgjedhjen e tij.
Edhe pse fillimisht ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare, Rashica tashmë ka vendosur që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa do të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Bunjaku për eliminatoret drejt Botërorit “Rusi 2018”.
Milot Rashica ishte pjesë e skuadrave zinxhirë të Kombëtares Shqiptare, ndërsa për skuadrën seniore luajti vetëm për disa minuta në miqësoren ndaj Katarit pak para fillimit të EURO2016, kampionat në të cilin ai nuk u ftua nga De Biasi.
Lista e plotë e Kosovës do të publikohet gjatë 2-3 ditëve të ardhshme, kurse se a do të ketë edhe një befasi tjetër ‘të madhe’ në këtë listë, mbetet të shihet.