Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA 1-3 ITALIA

Raste plot, por Shqipëria mposhtet nga kampionja e Evropës

Foto e artikullit: nazionaleitaliana/fb Fotot brenda artikullit: FSHF/fb

Raste plot, por Shqipëria mposhtet nga kampionja e Evropës


16 November, 2022 @23:02

Një miqësore e plotë do të mund të thuhej për përballjen e zhvilluar në Air Albania, ku edhe Shqipëria por edhe Italia shfaqën gjithçka për të kërkuar fitoren në duelin e luajtur në Tiranë sonte.

Italia, që erdhi në Tiranë si kampione aktuale e Evropës, por nuk arriti të sigurojë biletën për Kampionatin Botëror, dukej e urritur, njëjtë sikurse edhe kuqezinjtë, që kërkonin të tregoheshin ndaj azzurëve.

Albania vs Italy, november 2022

Shqipëria kapi epërsinë me një gol të Ardian Ismajlit, që shënoi me kokë, ndërsa shpejt italianët nga një ndërprerje pas 5 minutash barazuan. Ndërsa pas pesë minutëshit tjetër, ata shënuan edhe njëherë përmes Vincenzo Grifos për të dalë në epërsi, me rezultat 1-2 që ishte fund i pjesës së parë.

Në pjesë të dytë pas shtyllës së Nicolo Zaniolos, super mundësi kishte Myrto Uzuni (53’) që dridhi shtyllën e Alex Meretit, ndërsa pas tij ka qenë edhe Nedim Bajrami (59’) që tentoi - topi i të cilit gjithashtu u ndalë nga transversalja e Meretit.

Albania vs Italy, november 2022

Kur nuk shënon pëson, ndërsa Grifo në disponim sot, shënoi për përfundimtaren, pas një kombinimi të shpejtë nga krahu i djathtë italian, që gjeti atë të vetmuar në zonë, për të goditur menjëherë për fitore, Shqipëria 1-3 Italia [Ardian Ismajli 16 - Giovanni di Lorenzo 20, Vincenzo Grifo 25, 64].

Kështu djelmoshat e Roberto Mancinit dolën triumfues në Air Albania, edhe pse deri në fund kuqezinjtë humbën raste të mira, për tu përmendur ajo e Odise Roshit, kur do të duhej të qëllonte më mirë, ose të pasonte në mes të zonës për lojtarët e lirë që prisnin top!

Albania vs Italy, november 2022

Ndeshja u referua nga referi i Kosovës, Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa Shqipëria pas disfatës nga Katari në miqësoren e parë të këtij muaji, përjetoi edhe një humbje sonte. Këndellja pritet të ndodhë në përballjen e radhës, të cilën të përzgjedhurit e Edoardo Rejës e luajnë ndaj Armenisë, e cila barazoi me Kosovën sonte 2-2 në Fadil Vokrri.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria