Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - SIVASSPOR

Rastet e humbura dënuan Ballkanin

Rastet e humbura dënuan Ballkanin


13 October, 2022 @22:52

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, ka pësuar humbje në përballje me skuadrën turke, Sivasspor, të enjten në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:2, në kuadër të Grupit G në UEFA Conference League. Portokallezinjtë patën një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e parë, por më pas në 45 minutat e dytë u vërejt rënie në lojën e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, por edhe shpërdorim i disa rasteve të pastra shënimi. Ballkani e pati përkrahjen e madhe të tifozëve, të cilët kishin mbushur përplot stadiumin, ndonëse gjatë tërë ndeshjes pati reshje shiu. Kampionët tanë kaluan në epërsi në minutën e 36-të, kur Armend Thaqi shënoi me gjuajtje nga distanca, derisa në këtë pjesë pati edhe dy disa mundësi shënimi. Raste të mira shënimi skuadra e Dajës pati edhe në fillim të pjesës së dytë, por Ermal Krasniqi shpërdoroi një mundësi të artë përballë portierit të skuadrës turke. Më pas gjithçka kaloi në shenjë të skuadrës turke, e cila përmbysi rezultatin me golat e Hakan Arsnal, në minutën e 72-të dhe Karol Angielski, në minutën e 81-të. Kësisoj, Ballkani mbetet në kuotën e katër pikëve në grup dhe tani nga pozita e parë ka kaluar në pozitën e fundit. Pikë të njëjta ka edhe Slavia, derisa Sivasspori kryeson tashmë me 7 pikë, sa ka edhe skuadra rumune, Cluj. Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon më 27 tetor kundër Slavia Pragës.

https://streamin.me/v/fb30a438


 
Të gjitha lajmet nga