SNAJPERISTI
Ray Allen pensionohet zyrtarisht
1 November, 2016 @15:42
Dy herë kampion në NBA, Ray Allen, zyrtarisht deklaroi pensionimin e tij nga basketbolli aktiv.
41 vjeçari Allen, me përfundimin e stinorit 2013/14, nuk luajti në asnjë skuadër, derisa sot e zyrtarizoi largimin e tij nga basketbolli.
Ray Allen ishte draftuar në pozitën e pestë nga Milwaukee Bucks në vitin 1996, ku luajti deri në vitin 2003, pastaj u transferua te Seattle Supersonics (tani Oklahoma City Thunder), më pas kaloi te Boston Celtics ku e fitoi titullin e parë, derisa dy vitet e fundit të karrierës së tij i kaloi te Miami Heat, ku së bashku me LeBron Jamesin e fitoi edhe unazën e dytë të titullit.
Allen është zgjedhur 10 herë në All Star, derisa gjatë karrierës së tij arriti të shënojë 24.505 pikë dhe njihet si njëri ndër shuterët më të mirë në histori të NBA-së.