LEON DAJAKU
Reagon Dajaku, lë të hapur një derë për Kosovën
16 April, 2021 @23:22
Sulmuesi i talentuar kosovar me nënshtetësi gjermane, Leon Dajaku, ka bërë një reagim në Instagram lidhur me lajmet e fundit në media, ku thuhej se ai ka zgjedhur Gjermaninë para Kosovës.
“Për të gjithë vëllezërit shqiptarë dhe fansat e mi. Edhe njëherë shqip mos tregoni rrena nëse nuk e dini realitetin. Sa e di unë kurrë nuk kam thënë që kam vendosur. Kjo ka qenë për atë moment fjala. Unë luaj për Gjermaninë për momentin, se çka bëhet më vonë s’e di, pas 1 vite apo 2 vite. Nuk është e vërtetë që kam thënë se kam vendosur. Ju kisha lutur që mos të merreni me mediat që rrejnë. Unë s’kam nevojë për arsyetime këtu, por deshta veç t’ju them që këto s’janë të vërteta.”, ka shkruar ai në Instagram, duke ia lënë kështu akoma një derë të hapur për Kosovën.
Lajmet për Dajakun që do ta përfaqësojë Gjermaninë u përhapën pas intervistës së tij për skuadrën ku luan, Union Berlin.
Kujtojmë se Dajaku aktualisht është pjesë e përfaqësueses së grupmoshave të reja U20 të Gjermanisë.