Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Reja pa eksperimente në ndeshjen e nesërme

Reja pa eksperimente në ndeshjen e nesërme


30 March, 2021 @20:44

Shqipëria nesër do të luajë ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror përballë San Marinos, që cilësohet si një prej rivalëve më të dobët të grupit.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk e ka ndërmend që të bëjë eksperimente dhe se në fushë do të dalin lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

“Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente nesër, do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë. Do të flas me përgatitësin atletik dhe doktorin në lidhje me gjendjen e lojtarëve dhe do të vendos mbi formacionin. Kemi shumë zgjedhje. Moduli është gjithmonë në varësi të lojtarëve që do zbresin në fushë. E rëndësishme është të kemi ekuilibër dhe të jemi prezent gjatë në zonën kundërshtare”, tha Reja.

GRUPET E KUALIFIKIMEVE “KATAR 2022”

Ndeshja San Marino - Shqipëria do të luhet nesër nga ora 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror