Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDHJA E RE

Reja tregon nëse Bajrami do të luajë nesër për Shqipërinë

Reja tregon nëse Bajrami do të luajë nesër për Shqipërinë


24 March, 2021 @20:13

Nedim Bajrami është ardhja më e re në kombëtaren shqiptare. Futbollisti i cili deri më tani ishte pjesë e Zvicrës U21, ka pranuar ftesën e përzgjedhësit Edoardo Reja për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Por megjithëse Bajrami ditë më parë u pajis me pasaportë shqiptare, ai ende nuk është e sigurt nëse do të luajë në ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror përballë Andorrës.

Lidhur me këtë çështje, foli përzgjedhësi Edoardo Reja, i cili në konferencën e sotme për shtyp qartësoi situatën e futbollistit, duke thënë se ende nuk është marrë leja nga FIFA.

“Për Bajramin duhet të presim një leje nga FIFA sepse është një situatë e komplikuar. Ai ka lindur në Maqedoninë e Veriut, është rritur në Zvicër dhe ne jemi në pritje të një leje, që mund të vijë sot apo edhe nesër. Është lojtar interesant. Ka shenja që mund të rritet akoma edhe më shumë në të ardhmen dhe mund të na ndihmojë”, tha Reja.

Bajrami luan në skuadrën italiane, Empoli.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror