LUFTA PËR EURO 2016
Renditja e kombëtareve që tentojnë t’i ikin barazhit
15 June, 2015 @14:06
Ndeshjet e xhiros së gjashtë dhe të pestë që u zhvilluan në javën e kaluar bënë ri-renditjen e ekipeve të vendeve të treta në grupet kualifikuese për EURO 2016.
Skuadra që renditet si e treta më e mira nga të gjitha grupet, do të kualifikohet direkt për në Francë.
Aktualisht, listën e udhëheq Hungaria, ndërsa Shqipëria ka tre pikë më pak me një ndeshje më pak të zhvilluar se kundërshtarët.
Lista e renditjes së vendeve të treta ndryshon pandërprerë deri në fund të kualifikimeve. Shqipërisë, do t’i llogariten të gjitha pikët që i fiton në grup, pasi që ka 5 ekipe aty, derisa te grupet me nga 6 ekipe, vendeve të treta u hiqen pikët e fituara me vendin e fundit në grup.
Mëposhtë shikoni renditjen aktuale, para ndeshjeve të radhës në shtator.
Renditja aktuale e vendeve të treta për EURO 2016:
1 | Hungaria | 5 ndeshje | 10 pikë | Siguron EURO 2016 |
2 | Skocia | 5 ndeshje | 8 pikë | Barazh |
3 | Holanda | 5 ndeshje | 7 pikë | Barazh |
4 | Rusia | 5 ndeshje | 7 pikë | Barazh |
5 | Shqipëria | 4 ndeshje | 7 pikë | Barazh |
6 | Norvegjia | 5 ndeshje | 7 pikë | Barazh |
7 | Ukraina | 4 ndeshje | 6 pikë | Barazh |
8 | Sllovenia | 5 ndeshje | 6 pikë | Barazh |
9 | Izraeli | 5 ndeshje | 6 pikë | Barazh |