EUROLEAGUE

Revanshohet Pana
16 November, 2012 @8:34
Gjiganti grek Panathinaikos, arriti një fitore kundër Real Madridit me vlerë tepër të madhe. Për ta kaluar grupin, dhe për ta stabilizuar vendin, “të gjelbërve” iu konvenonte vetëm fitorja.
Këtë arritën ta bëjnë në ndeshjen kritike kundër gjigantit Real Madrid. Pana në mënyrë ekipore mund të themi se e mposhti mysafirin, shumica e lojtarëve arritën të shënojnë pikë dy shifrore dhe arritën të fitojnë me rezultat 79-68.
Lojtarët të cilët shkëlqyen tek Panathinaikosi ishin: Stephane Lasme me 15 pikë, Andy Panko me 14 pikë, Jonas Maciulis me 12 pikë dhe Roko Ukic me 11 pikë.
Në anën tjetër, i disponuar për lojë ishte vetëm Carlos Suarez me 16 pikë të shënuara, që nuk mjaftuan për asgjë, përveç statistikës
Siguruan top 16-shen – FC Barcelona Regal
Barcelona arriti fitoren e 6-të me radhë në Euroleague, ku e siguruan top 16-shen. Vitkima e radhës ishte skuadra gjermane Brose Baskets Bamberg, të cilët u mposhtën me rezultat 66-86.
Më i miri në ndeshje ishte Mickael Pete i cili luajti me 17 pikë e 7 kërcime.
Rezultatet e takimeve :
Grupi A
BC Khimki Moscow Region – Fenerbahce Ulker Istanbul 71-70
Union Olimpija Ljubljana – Mapooro Cantu 81-79
Panathinaikos Athens – Real Madrid 79-68
Grupi B
Asseco Prokom Gdynia – Elan Chalon-sur-Saone 70-76
Maccabi Electra Tel Aviv – Unicaja Malaga 62-64
Alba Berlin vs. Montepaschi Siena 73-75
Grupi C
Cedevita Zagreb – Zalgiris Kaunas 108-106 2OT
Grupi D
Lietuvos Rytas Vilnius – CSKA Moscow 62-71
Brose Baskets Bamberg – FC Barcelona Regal 66-86
Partizan mt:s Belgrade – Besiktas JK Istanbul 87-72