Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISMET SHABANI - FERIZAJ

Rexha sjell tre pikë të arta

Festa e Besës/ Arkiv

Rexha sjell tre pikë të arta


28 September, 2014 @16:57

Besa ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë dhe të tretën në përgjithësi pas debaklit në Gjakovë, tre xhiro më parë. 

Pejanët kanë arritur t’i marrin pikët e plota në Ismet Shabani të Ferizajit sot, kur pas një gabimi në dalje të portierit Artan Latifi, topi e gjen Kastriot Rexhën, që shfrytëzon më së miri rastin për të shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij të ri, Besën. 

Kjo ka qenë fitorja e tretë e stinorit për Besën, që ka nisur të këndellet në xhirot e fundit. Kastriot Rexha ka shënuar golin e katërt për skuadrën e tij këtë stinor. 

REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga