Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI

Rikthehet Brooksi

Rikthehet Brooksi


9 November, 2012 @15:43

Phil Brooks do të vazhdojë të luaj për skuadrën e Bashkimit. Basketbollisti amerikan ditë më parë ishte larguar nga skuadra pasi që kishte disa probleme me trajnerin Muharem Vugdalic, ndërsa nga burimet e Borozanit në klubin e Bashkimit thuhet se Brooks është kthyer në fole pasi që kishte kërkuar falje nga klubi dhe trajneri.

Bashkimi pas largimit të Brooksit kishte paraqitur kërkesë për regjistrim të ish lojtarit të Pejës, Carlos Morban, por për shkaqe familjare të basketbollistit nga Republika Dominikane, marrëveshja dështoi.

Mungesën e Brooksit, Bashkimi e ndjeu dukshëm në ndeshjen e fundit kundër RTV 21-shit, pasi që pësoi disfatë me rezultat 85-93.


 
Të gjitha lajmet nga