LA LIGA

Foto:Google
Rikthehet Odriozola
30 March, 2021 @16:26
Álvaro Odriozola u bashkua me dinamikën e grupit në seancën stërvitore këtë mëngjes
Ishte e dyta për këtë javë pa praninë e gjashtë futbollistëve që janë me ekipet e tyre kombëtare (Thibaut Courtois-Belgjikë, Andriy Lunin-Ukrainë, Sergio Ramos-Spanjë, Raphael Varane dhe Ferland Mendy-Francë dhe Luka Modric-Kroaci ), ekipi madrilenë po përgatiten për rikthimin në kampionat, këtë të shtunën kundër Eibar në Alfredo Di Stéfano.
Futbollistët e udhëhequr nga Zidane filluan seancën me ushtrime dhe posedim të topit, ndërsa risia ishte rikthimi i Odriozola, sipas imazheve të ofruara nga Real Madrid.
Lojtarët të cilët munguan për shkak të lëndimeve ishin Carvajal, Valverde, Kroos, Mariano dhe Eden Hazard.