LËNDIME
Italianët e Parisit, largohen në azzurrët
29 March, 2021 @23:25
Dy futbollistë të Italisë, që aktualisht janë pjesë e ekipit të Paris St Germainit, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi kanë lënë kampin e kombëtares së tyre për shkak të lëndimeve.
Dyshja nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Lituanisë të mërkurën dhe do të udhëtojnë për në Paris, për t’iu bashkuar ekipit dhe kontrolleve mjekësore në kryeqytetin francez.
Sipas Tuttomercatowebit, Verratti lëndoi kofshën, ndërsa Florenzi po ndien dhimbje në muskuj, për t’u liruar nga skuadra.
Përndryshe Italia e drejtuar nga Roberto Mancini ka nisur perfekt kualifikimet për Botëror, duke fituar 2 ndeshjet e para dhe nesër do të merr rrugë nga Sofia për në Vilnus për përballjen e fundit kualifikuese të këtij muaji.