KOSOVA U21
Kosova U21 barazon me Katarin U23
29 March, 2021 @20:37
Përfaqësuesja e Kosovës U21 pas humbjes së fundit të pësuar ndaj Katarit U21, arriti të nxjerrë një rezultat më pozitiv me Katarin U23.
Shpresat dardane në miqësoren e zhvilluar sot në Doha, barazuan me rezultat 2-2 me Katarin U23.
Kosova kishte epërsi e dy golave në këtë ndeshje, por më pas kundërshtari arriti t’i shmanget humbjes duke u kundërpërgjigjur po ashtu me dy gola.
Goli i epërsisë për Kosovën erdhi në minutën 6’ nga Veton Tusha, kurse golin e dytë e shënoi Valmir Veliu në minutën 49’. Për Katarin U23 golat erdhën në minutat 76’ dhe 87’.
Në ndeshjen e para tri ditëve, Kosova U21 ishte mposhtur nga Katari U21 me rezultat 2-0.
Që të dy ndeshjet ishin miqësore dhe u zhvilluan me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian që fillon në qershor.